Arrestohen 4 persona në Tiranë, kapen me mbi 1 kg kokainë

28 Korrik 2021 | 09:04

Policia ka arrestuar 4 persona në kryeqytet dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen për trafik droge.

Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega dhe Erjon Prengaj u kapën një ditë më parë me mbi 1 kg kokainë, njofton policia.

Dyshohet se të arrestuarit, shpërndanin lëndë narkotike në një biznes në rrugën “Kujtim Laro” në kryeqytet dhe në momentin e kontrollit të policisë ata tentuan të largoheshin me vrap.

Policia ka arrestuar edhe 26-vjeçarin Gazmir Cani, i cili një ditë më parë kundërshtoi forcat e policisë në kryeqytet.

Ky i fundit nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të hapur dyert e makinës dhe u largua me shpejtësi duke rrezikuar jetët e tyre.

Pas largimit të 26-vjeçarit nga vendi i ngjarjes, efektivët e policisë ushtruan dhunë ndaj dy gazetarëve Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Policët shtrinë në tokë gazetarin Gjençaj, shtynë gazetaren Lala dhe tërhoqën me forcë një qytetare në një biznes ngjitur.

Gjatë aksionit autoritetet sekuestruan 3 automjete dhe 7 telefona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026