Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në qytetet rreth liqenit të Komos në Itali

28 Korrik 2021 | 09:36

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë qytetet italiane rreth liqenit të Komos, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të mëdha dherash.

Dhjetëra banesa u zhytën nën ujë, ndërsa dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore llogariten në miliona euro.

Sipas ekspertëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, stuhitë e breshërit në Itali janë trefishuar.

Moti i keq pason një fundjavë të nxehtë në pjesën jugore të Italisë, ku zjarret shkaktuan dëme të mëdha kryesisht në ishullin e Sardenjës.

Sipas ekspertëve, shkak kryesor për këto kushte ekstreme të motit janë ndryshimet klimatike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026