Tokio 2020, Briken Calja e mbyll i katërti, medalja e parë për Shqipërinë 1 kg larg
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja e mbylli sot në vendin e katërt dygarëshin e Lojërave Olimpike në Tokio. Një kilogram më pak e ndau atë nga medalja e bronzit që shkoi për një sportist nga Indonezia.
Calja garoi në kategorinë nën 73 kilogramë. Në tre provat stil shtytje ngriti 151 kg dhe gaboi dy nga tre prej tyre.
Sidoqoftë në stil shkëputje pati sukses me 184 dhe 190 kg. Me këto ngritje shtange ai e çoi totalin e peshave në 341 kilogramë dhe u ngjit në renditje, por jo në pod.
Indoneziani Erwin Rahmat Abdullah dhe venezueliani Julio Ruben Mayora ngritën më shumë pesha në stilin e shtytjes (totali: 342 dhe 346 kg) dhe i morën vendin e tretë dhe të dytë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kinezi Zhiyong Shi ishte në një formë absolute.
Shi ia doli të ngre peshat rekord botëror dhe olimpik: 166 kilogramë në shkëputje dhe 198 kilogramë në shtytje. Në këtë mënyrë ai meritoi vendin e parë.
Për Caljen sidoqoftë kjo është një arritje e madhe pasi Shqipëria nuk i qe afruar kurrë më shumë se sa sot një medaljeje në Lojërat Olimpike.
Presidenti Ilir Meta e përgëzoi arritjen e peshëngritësit përmes një postimi në Facebook. Meta e cilësoi përfaqësim të shkëlqyer dhe dinjitoz.
Calja u lind në Elbasan, 31 vite më parë. Ai nisi peshëngritjen që kur ishte 11 vjeç dhe u shpall kampion i Shqipërisë në moshat e reja në vitin 2004.
Karriera e tij ka vijuar me përfaqësime dinjitoze si ato në Lojërat Olimpike të Londrës (2012), ku zuri vendin e 6-të me 320 kg në dygarësh.
Në vitin 2013, pas Lojërave Mesdhetare, ai rezultoi pozitiv në doping dhe u detyrua të shlyejë një pezullim dyvjeçar. Por u rikthye me performanca më të mira.
Në Lojërat Olimpike të Rios (2016) zuri vendin e pestë me 326 kg të ngritura në dygarësh. Ndërsa në Kampionatin Evropian që u zhvillua këtë vit në Moskë, zuri vendin e tretë me total 336 kg.
Në muajin shkurt të këtij viti, në kampionatin shqiptar të peshëngritjes, Calja ngriti 158 kg në shtytje dhe 195 kg në shkëputje për një rekord kombëtar prej 353 kg në total. Po të kishte ngritur kaq edhe në Lojërat Olimpike ai do të kishte marrë medalje argjendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë