Memorial në Gurin e Kamjes, ku u ngrit flamuri 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë

28 Korrik 2021 | 21:20

109 vjet më parë, 4 muaj para shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, flamuri kuqezi u valëvit në Gurin e Kamjes nga trimat e Gorës, Mokrës dhe Oparit nën drejtimin e Kajo Babjenit. Pikërisht në këtë gur, këta atdhetarë me ngritjen e flamurit shpallën çlirimin e zonës së Gorës dhe Mokrës.

Tashmë banorët e zonës dhe institucionet lokale e kanë kthyer në traditë të përvitshme festimin e kësaj dite duke demonstruar edhe ngritjen e flamurit në këtë shkëmb natyror çdo vit më 28 korrik duke nderuar veprën dhe luftën e të rënëve.

Në nderim të kësaj date është bërë e mundur këtë vit edhe ndërtimi i një memoriali i cili përshkruan edhe atë se çfarë ka ndodhur në këtë zonë.

Guri i Kamjes ndër vite ka pasur një pozicion të rëndësishëm gjeografik për të gjitha luftërat që zhvilloheshin në Juglindje. Ata që zotëronin këtë gur, kishin mundësinë të shikonin çdo lëvizje të armiqve. Guri i Kamjes është një monument i natyrës, që vizitohet çdo vit nga qindra turistë të huaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026