KPA shtyn për në 3 gusht vendimin për prokurorin Besim Hajdarmataj
Më 3 gusht Kolegji i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimin për prokurorin Besim Hajdarmataj.
Sipas KPA-së, shtyrja e vendimit është bërë me qëllim vijimin e hetimit dhe se është kërkuar dokumentacion shtesë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
KPK e ka konfirmuar në detyrë Besim Hajdarmatajn, por ky vendim u ankimua nga Komisioneri Publik dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për arsye të pasurisë dhe profesionalizimit të prokurorit.
Gjatë seancave në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Hajdarmataj është përplasur edhe me përfaqësuesin e ONM-së, Theo Jacobs.
Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.
Hajdarmataj është një nga prokurorët që hetoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
- KPA vendos më 29 korrik për prokurorin Besim Hajdarmataj
- Prokurori i Tahirit, komisioneri publik kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt
- Gjykata e Posaçme liron nga qelia ish-shefin e Logjistikës së burgut 313
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.