Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen për ekonominë e Ballkanit, asnjë ftesë për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi
Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë marrë një ftesë për të marrë pjesë në “Forumin Ekonomik për bashkëpunim Rajonal” që po zhvillohet sot në Shkup mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, homologut të tij Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Gazetari i Euronews Albania, Benjamin Arifit raportoi se “Shengeni Ballkanik” mes tre vendeve pritet që sot të marrë një emër të ri, që me shumë mundësi mund të jetë një term ekonomik.
Ai shtoi se në tryezën e sotme pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje të cilat janë:
- Krijimi i një tregu të përbashkët të punës mes tre vendeve.
- Liberalizim i qarkullimit të mallrave, nuk do të hiqet tërësisht doganat, por do të ketë lehtësime të mëdha.
- Ndihmë të përbashkët mes tre vendeve për katastrofat natyrore.
Në forimin e sotëm janë të pranishëm edhe përfaqësues të 300 kompanive nga të treja vendet, të cilët do të njihën me nismat e reja që pritet të merren në këtë forum për fushën ekonomike.
Një ditë më parë zyra e qeverisë së Kosovës konfirmoi për Euronews Albania se kryeministri Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Shkupit ditën e enjte.
“Qëndrimet tona për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘Minishengen’, tashmë janë të njohura. Kjo iniciativë nuk e ka miratimin tonë”, u tha nga zyra e qeverisë së Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset