Roboti shkencëtar në kërkim të kurës së COVID-19
Një universitet në Suedi po përdor një robot për të përshpejtuar gjetjen e kurës së COVID-19.
Roboti, i quajtur Eva, është një sistem laboratorik i drejtuar prej inteligjencës artificiale e cila gjeneron në mënyrë automatike detyra të ndryshme, si testimin e lëndëve kimike, apo planifikimin dhe kryerjen e eksperimenteve të ndryshme.
“Eva kontrollon gjithë listën e lëndëve kimike që ka dhe përpiqet të gjejë strukturën e njëjtë. Më pas, ajo vendos çfarë do të bëjë, në varësi të hapit të mëparshëm”, shpjegon shkencëtarja Ivgeniia Tiukova.
Sipas ekspertëve, Eva është e aftë të ndërmarrë punë që përndryshe do të duhet t’i bënin shkencëtarët, duke iu lënë kështu hapësirë që të fokusohen në detyra të tjera më të vështira.
Eva erdhi në jetë në Universitetin e Mançesterit në veri të Anglisë, ku së pari u mor me zbulimin e trajtimeve kundër malaries.
Krijuesi i saj, shkencëtari britanik Ross King, tha në një deklaratë se shpreson që Eva të ndihmojë hulumtuesit të kenë më shumë kohë të lirë për çështje më komplekse.
“Kjo do të lejojë shkencëtarët që të bëjnë ato punët krijuese për të cilat shkëlqejnë, duke kontribuar kështu në zgjidhjen e sfidave shoqërore”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta