Kosova duhej të merrte pjesë në Forumin e Shkupit, thonë njohësit e politikës në Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shfaqi kritika ndaj Kosovës, kur foli gjatë Forumit Ekonomik të Shkupit.
Deklaratat e tij, u komentuan në mënyra të ndryshme nga njohës të politikës në Prishtinë, sidoqoftë ata ndanë mendime të përbashkëta se Kosova duhej të kishte gjetur një mënyrë për të marrë pjesë në Forum dhe për t’i qartësuar qëndrimet e saj rreth nismës “Open Balkan”.
Sipas analistit Halil Matoshi, mënyra se si foli Rama në Shkup “e dëmton politikisht Kosovën”. Por me këtë nuk pajtohet Valon Syla. Sipas këtij të fundit, “Rama është kryeministër i Shqipërisë dhe jo i Kosovës”.
Syla e konsideron “normale që Rama t’i ketë parësore interesat e shtetit të tij”. Pavarësisht “pikave të dobëta” ai pranon se ka interesa të mëdha ekonomike te projekti “Open Balkan” dhe se për këtë Kosova duhet bërë pjesë e kësaj nisme.
Sidoqoftë Syla thotë se Kosova duhet të vendosë kushtet e veta ndaj vendeve nismëtare, por që duhet bërë pjesë e saj. Ngjashëm thotë edhe Matoshi.
Të mërkurën në Shkup të Maqedonisë së Veriut, u mbajt takimi ku temë kryesore ishte i ashtuquajturi “Mini-Shengen”, që tashmë ka ndryshuar emër në “Open Balkan”.
Në takim morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Rama, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, dhe kryeministri veriomaqedon Zaev. Në të munguan përfaqësuesit nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë