Peshëngritësi Erkand Qerimaj renditet i 9-ti në Lojërat Olimpike të Tokios

31 Korrik 2021 | 12:44

Peshëngritësi shqiptar Erkand Qerimaj e mbylli në vend të 9-të garën për kategorinë nën 81 kilogramë në Lojërat Olimpike.

Qerimaj ngriti 338 kg në dygarësh duke kryesuar Baterinë B. Ai ngriti 157 kg në shtytje dhe 181 kg në shkëputje. Në këtë stil nuk ia doli mbanë të ngrejë lart në dy prova 185 apo dhe 187 kg, gjë që nuk e favorizoi përballë Baterisë A.

Kinezi Xiaojun Lyn, domenikani Michel Bonnat dhe italiani Antonio Pizzolato ngritën shumë më shumë se Qerimaj, në total: 365, 367 dhe 374 kg.

Vlen të theksohet se peshëngritësi shqiptar ka vuajtur këtë vit një lëndim në bërryl, që e ka shqetësuar për disa javë gjatë muajit maj.

Për Qerimajn ky nuk ishte përfaqësim i keq. Në Lojërat Olimpike të Pekinit (2008) ai pati zënë vendin e 13-të, megjithëse pati ngritur më shumë kilogramë (totali 341 kg).

Rezultati më i mirë për Qerimajn mbetet ai i Antaljas në Turqi gjatë vitit 2012 ku u shpall kampion Evrope. Në maj të atij viti ai rezultoi pozitiv për doping. Medalja iu hoq dhe u pezullua për dy vjet nga aktivitetet ndërkombëtare.

Gjithsesi Qerimaj e ka tejkaluar këtë moment në pedanë duke treguar se mbetet një sportist i suksesshëm me të tjera rezultate domethënëse.

Në vitin 2017 në Kampionatin Evropian të Splitit në Kroaci zuri vendin e tretë (totali 348 kg).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026