Shtimi i të prekurve me COVID-19, Rama porosi qytetarëve: Respektoni rregullat, të ndalim me çdo kusht kërdinë
Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një video-mesazhi ka porositur edhe njëherë qytetarët që të respektojnë rregullat e caktuara nga autoritetet shtëtërore. Ai theksoi se kjo javë do të jetë javë intensive për Shqipërinë, ndaj kërkoi vigjilencën e çdo qytetari për të shmangur pasojat fatale për jetën e njerëzve.
“Kjo javë do të jetë intensive, se hyjmë në javën e shpërthimit të bombava. Sot humbi jetën një 43-vjeçar, që nuk vuante nga sëmundje kronike. Kjo mortje që ka sulmuar botën, sulmon më të moshuarit, por as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Prandaj, ju lutem të gjithëve ‘mos luani me zjarrin’. Nuk e ndalim vdekjen të na marrë njërëz, por duhet me çdo kusht që ta ndalim kërdinë që mund të bëjë për shkak të pakujdësisë, kokëfortësisë dhe papërgjegjshmërisë tonë. Do të humbasin njërëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund. Nuk duhet në ansjë mënyrë të humbasin një mal me njërëz, kurrën e kurrës. Këtë e kemi ne në dorë duke bërë durim, durim durim. Kur shkoni në pazar dhe kur shkoni në bankë mos rrini grumbull, por në distancë të pakën një metër pas kurrizit të njëri tjetrit.”, theksoi Rama.
Në fund të mesazhit të tij, shefi i qeverisë shqiptare tha se qytetarët kanë në dorë fatin për të shmangur çdo lloj katastrofe.
“Forca motër e vëllezër, me besa besë ta zmbrapsim këtë mortje nga shtëpia jonë, Shqipëria, dhe ta shmangim medoemos katastrofën, sepse disa humbje nuk i kemi ne në dorë, por shmangien e katastrofës e kemi ne dhe vetëm ne”, tha Rama.
VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec