Formula 1, Vettel skualifikohet pavarësisht se e mbylli në vend të dytë garën në Hungari
Piloti gjerman i Aston Martinit, Sebastian Vettel, u s’kualifikua nga gara e Hungarisë pasi kishte zënë vendin e dytë.
Zyrtarët e Formulës 1 nuk mundën t’i merrnin makinës së gjermanit një mostër prej 1 litrash karburant sikurse e parashikon protokolli pas garës. Komisarët e pistës së Hungarisë thanë se nga makina e Vettel mundën të nxirrnin vetëm 0.3 litra karburant.
Kështu britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton u ngjit në vend të dytë duke zgjatur më tej kryesimin e kampionatit me 8 pikë larg holandezit të Red Bullit, Max Verstappen, ky e mbylli në vend të 9-të pas problemeve që hasi në nisje me përplasjet që ndodhën.
Në vendin e tretë u ngjit Carlos Sainz Jr. i Ferrarit. Sidoqoftë, gjermani Vettel ka mbetur ende në renditjen zyrtare i dyti, pasi Aston Martin e ka ende mundësinë për ta apeluar vendimin.
Gara e Hungarisë u fitua nga 24-vjeçari francez i Alpine, Ocon Esteban. Shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso u ngjit në vendin e katërt.
Hamilton kryeson kampionatin me 192 pikë, kundrejt 186 që ka Verstappen.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq