Atletja bjelloruse refuzon kthimin nga Tokio, pretendon se kërcënohet nga regjimi i Lukashenkos
Atletja Krystsina Tsimanouskaya refuzoi të kthehej nga Japonia pasi autoritetet bjelloruse e pezulluan nga përfaqësimi në Lojërat Olimpike. Mediat ndërkombëtare thonë se sportistja ka frikë se i rrezikohet jeta në Bjellorusi dhe për këtë do të kërkojë azil.
Çështja ka të bëjë me kritikat që Tsimanouskaya ka shfaqur në rrjetet sociale ndaj trajnerëve dhe drejtuesve të Komitetit Olimpik të Bjellorusisë. Sipas saj ato e kanë detyruar të garojë në kategorinë 4X400, kategori në të cilën nuk ka vrapuar ndonjëherë.
Të dielën atletja i bëri me dije Komitetit Olimpik Ndërkombëtar se trajneri i kishte komunikuar pezullimin nga përfaqësimi i Bjellorusisë në olimpiadë dhe e kishin detyruar me forcë të nisej për në aeroport. Por në aeroport Tsimanouskaya ka lajmëruar policinë dhe ka refuzuar të hipë në avion.
Udhëheqësja e opozitës Sviatlana Tsikhanouskaya shkroi në Twitter se “Tsymanouskaya u detyrua me forcë nga regjimi i Lukashenkos”.
Belarusian athlete Krystsina Tsymanouskaya was forced by the regime to leave the @Olympics in Tokyo & fly to Belarus after criticizing Belarus’ management of the national team during the games. She’s afraid to come back to Minsk. No athlete should be forced this way. pic.twitter.com/1Ros5scrJG
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) August 1, 2021
Një grup aktivistësh të “Sports Solidarity Foundation”, që mbështet 24-vjeçaren, tha se ajo mund të jetë në rrezik dhe për këtë pritet të kërkojë strehim politik në Poloni.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se atletja është “e sigurt” dhe “në gjendje të mirë”.
Komiteti Olimpik Bjellorus drejtohet nga Victor Lukashenko, djali i Presidentit Alexander Lukashenko, ky është akuzuar nga opozita vendase dhe Bashkimi Evropian se i manipuloi zgjedhjet e fundit. Duke qenë në pushtet prej rreth tre dekadash, Lukashenko ka detyruar që shumica e kundërshtarëve të mërgojnë, ndërsa kritikë të shumtë të tij janë arrestuar dhe burgosur.
Victor Lukashenko qe shprehur se vendimi i pezullimit të sportistes Tsimanouskaya u mor nga stafi mjekësor “prej gjendjes së saj psikologjike dhe emocionale”. Atletja pritej të garonte sot në kategorinë e 200 metrave.
Përballë kësaj situate zëvendësministri i Jashtëm polak, Marcin Przydacz, tha në Twitter se atletes bjelloruse i është ofruar vizë dhe mundësia për ta vijuar karrierën në Poloni “nëse ajo e mendon të arsyeshme”.
Poland 🇵🇱 is ready to help Kryscina Tsimanouskaya a Belarusian athlete ordered by the Lukashenka regime to return form Olympic Games to Minsk. She was offered a humanitarian visa and is free to pursue her sporting career in Poland if she so chooses.
— Marcin Przydacz (@marcin_przydacz) August 1, 2021
LEXONI GJITHASHTU:
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq