Të çmendur pas akullores, vjenezët shijojnë prodhimin e familjes italiane

2 Gusht 2021 | 12:29

Është ora 10:00 e mëngjesit, dhe shitësi italian i akulloreve Silvio Molin-Pradel mirëpret klientët e parë të cilët nxitojnë të blejnë shijen e tyre të preferuar. Nuk jemi në Itali, por në Vjenë aty ku familja e Silvios shet akullore prej vitit 1886.

Vjenezët nisën të njihen me akulloren italiane që në kohën e Perandorisë Austro-Hungareze, pas ardhjes së prodhuesve nga verilindja e Italisë, Dolomitet.

“Ata filluan si shitës në rrugë, me karroca të vogla dhe funksionoi mirë”, shpjegon Molin-Pradel. Sot, Vjena ka densitetin më të lartë të konsumimit të akulloreve në Evropë.

Akullorja ishte shërbyer edhe më parë. Edhe këtu në Vjenë, në Pallatin Schönbrunn, mbretërit tashmë mund ta shijonin atë. Por për njerëzit e thjeshtë ishte shumë e shtrenjtë. Nuk ishte një produkt që të gjithë mund ta përballonin. Dhe ishin italianët ata që e bënë atë të arritshëm për të gjithë. Cilat janë sekretet e një akulloreje të shijshme?

“Një akullore e mirë italiane duhet të bëhet me produkte natyrale. Ne përdorim qumësht organik. Ne blejmë qumësht, gjalpë, krem, kos, fruta, të cilat duhet të jenë të freskëta çdo ditë”, tregon Silvio Molin -Pradel

Çdo austriak konsumon rreth tetë litra akullore në vit, që përfaqëson 21 gota me tre lugë, më shumë sesa në shtetin fqinj, ku italianët shijojnë “vetëm” gjashtë litra. Perandoria Austro-Hungareze ishte ndër të parat që favorizoi akulloren italiane jashtë gadishullit, para se të pushtonte të gjithë Evropën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026