Opozita braktis Kuvendin, dështon debati mbi bilancin 100 ditor të qeverisë “Kurti”
Kuvendi i Kosovës u mblodh këtë të hënë me kërkesë të Partisë Demokratike për të bërë bilancin e 100 ditëve të para të qeverisë “Kurti”, por me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje u ndryshua rendi i ditës.
Para debatit për bilancin u vendos që të votohej zgjedhja se kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë si dhe Zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Për këtë arsye partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK kanë braktisur sallën e Kuvendit. Para largimit nga mbledhja, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se ky proces është i paligjshëm.
“Sot po i nënshtrohemi një procesi tërësisht të paligjshëm administrativ dhe juridikisht. Sot po nënshtrohemi edhe një presioni të shumicës parlamentare duke shkelur çdo procedurë, etikë dhe parim”, u shpreh Ferat Shala, deputet i PDK.
Pavarësisht mungesës së opozitës, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur kryesuesin dhe dy anëtarë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Por, kanë dështuar të zgjedhin edhe tre anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi shumica nga ata e kanë prishur fletëvotimin, duke e bërë atë të pavlefshëm në votim.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut