Peleshi: Zjarret janë të qëllimshme, i kemi denoncuar në polici

3 Gusht 2021 | 19:34

një intervistë për Euronews Albania, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se një pjesë e zjarreve që kanë përfshirë vendin janëqëllimshme dhe disa prej autorëve janë identifikuar.

Ai thotë se kryesisht janë barinj të zonës që bëjnë një veprim të tillë për të hapur kullota të reja.

“Kanë qenë për hapje kullote, të qëllimshme. I kemi dërguar emra konkretë policisë”, tha ministri i Mbrojtjes.

Peleshi tha se aktualisht janë angazhuar 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete dhe 3 helikopterë, zjarrfikës e autoambulanca për shuarjen e zjarreve.

300 metra larg bazës ushtarake se “Pasha Limanit”, ndodhet një vatër zjarri. Në rrezik duken dhe banesat në Dukatin e Poshtëm.

Përveç qarkut Vlorë, zjarret janë përhapur në gjithë Shqipërinë. Gjithashtu puna po vijon për vënien nën kontroll të zjarrit të rënë në fshatin Qesorat, të njësisë administrative Lunxhëri në bashkinë e Gjirokastrës, ku bashkë me punonjësit e shërbimit të zjarrfikëses së këtij qarku janë bashkuar edhe 20 efektivë të Forcave te Armatosura.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026