Holanda e Çekia pritet të nisin helikopterë në ndihmë të Shqipërisë për zjarret
Burime për Euronews Albania bënë me dije sot se Holanda po përgatit të dërgojë në Shqipëri helikopterë që do të ndihmojnë për situatën e zjarreve.
Lajmi u konfirmua në mesditë nga Komisioni Evropian që aktivizoi Mekanizmin e Mbrojtjes Civile. Përveç Holandës edhe Çekia pritet të kontribuojë me një helikopter.
Kjo logjistikë e shtuar pritet ta çojë në 5 numrin e helikopterëve të angazhuar për fikjen e zjarreve, kryesisht në zonat e jugut.
Siç ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shqipëria ka vetëm një helikopter për fikjen e zjarreve, i cili është angazhuar që në fillim me fluturime në Karaburun.
Prej së martës qeveria lejoi Agjencinë e Mbrojtjes Civile që të angazhonte edhe dy helikopterë privatë.
Temperaturat e larta dhe zjarrvëniet e qëllimshme kanë krijuar situata të vështira me vatra flakësh në gjashtë qarqe të vendit.
Qindra hektarë sipërfaqe me shkurre dhe pemë janë djegur dy javët e fundit vetëm në zonën e Karaburunit, teksa edhe angazhimi i forcave të ushtrisë nuk e ka bërë të mundur shuarjen e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi