Transporti urban në Shkodër, 24 orë jashtë funksionit

4 Gusht 2021 | 11:25

Të gjithë urbanët në Shkodër do të ndalojnë shërbimin për 24 orë në shenjë proteste.

Melidon Dervishi, drejtuesi i kompanisë së transportit publik atje, shprehet se çmimi i naftësa është rritur ndërkohë që numri i udhëtarëve është ulur.

Ai konfirmoi për Euronews Albania se konsumi i naftës është shtuar dhe për shkak të trafikut të rënduar, ndërsa bashkia Shkodër nuk po bën asnjë rimbursim.

Në këto kushte sipas tij ofrim i shërbimit të transportit urban është i pamundur.

Për Artur Bacin, shofer autobusi është keqmenaxhimi i trafikut në qendër të qytetit problemi kryesor që vështirëson shërbimin.

Dervishi deklaroi se nëse kërkesat nuk merren parasysh atëherë protesta mund të përshkallëzohet.

Për situatën ka reaguar dhe Bashkia Shkodër e cila përmes një deklarate solli në vëmendje se operatori i licencuar për të ofruar transportin urban në qytet ka firmosur një kontratë 5-vjeçare të cilën duhet ta zbatojë.

Shoqëria ka aplikuar sipas kritereve dhe kushteve të konkurrimit dhe ka rënë dakord, thuhej në deklaratën e cila specifikonte se Bashkia Shkodër do të respektojë ligjin dhe të njëjtën gjë pret dhe nga operatori në fjalë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026