Duhen më shumë helikopterë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, thotë eksperti
Këshilltari i Presidentit për Mbrojtjen Civile, Shemsi Prençi tha për Euronews Albania se duhen më shumë helikopterë për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.
Sipas tij strukturat e Mbrojtjes Civile nuk funksionuan ndërsa theksoi se rasti i zjarrit masiv në Gjirokastër ishte një shembull i keq sesi duhet reaguar për të shuar zjarret afër shtëpive të banimit.
“Ministria e Mbrojtjes duhet të kishte vënë në gatishmëri flotën ajrore për të përballuar situatat e zjarreve gjatë verës dhe flota duhet të ishte e gatshme që në qershor,” – deklaroi Prençi.
Ai theksoi se helikopterët janë thelbësorë në të tilla kushte dhe zyrtarët shtetëror nuk i ishin drejtuar Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, ndërkohë që duhet kërkuar ndihmë qoftë dhe nga kompani private për aq kohë sa kapacitetet për të shuar zjarret nuk janë të mjaftueshme dhe jetë njerëzish po kërcënohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet