BE mundëson logjistikë për shuarjen e zjarreve, përfiton dhe Shqipëria

4 Gusht 2021 | 13:31

BE aktivizoi sot “Mekanizmin e Mbrojtjes Civile” për të ndihmuar shtetet si Shqipëria që janë prekur nga zjarret masive.

njoftiin e BE u tha se janë vënë në gatishmëri:

  • Dy helikopterë – nga Holanda e Çekia për Shqipërinë;
  • 45 zjarrfikës – nga Sllovenia për Maqedoninë e Veriut;
  • Dy avionë për shuarjen e zjarreve – nga Qipro për Greqinë;
  • Dy avionë për shuarjen e zjarreve – nga Franca për Italinë;

Ndihma përmes “Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së” mbulon edhe 75% të kostove të transportit.

Paralelisht BE thotë se ka vënë në dispozicion edhe hartat satelitore nga sateliti i saj për shërbimet e urgjencës për të koordinuar operacionet.

Angazhimi i helikopterëve nga Holanda e Çekia për Shqipërinë u raportua më herët edhe nga Euronews Albania.

Lajmin e përshëndeti Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes postimeve në rrjetet sociale.

Meta dhe Basha adresuan mirënjohje për solidaritetin e BE-së që ndihmon “përherë në momente kritike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026