Mbi 600 raste aktive me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i shtrimeve në spital
Numri i rasteve me COVID-19 është rritur sërish të enjten. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 132 raste të reja në 3601 testime të kryera, ndërsa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërkohë, në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.
Statistika (05 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 132
Të shëruar në 24 orë 29
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3,601
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 242
Elbasan 61
Shkodër 88
Vlorë 59
Berat 38
Lezhë 34
Fier 37
Kukës 21
Durrës 21
Korçë 13
Gjirokastër 7
Dibër 1
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë