Koncerti i Goran Bregoviç në Shqipëri ngjall reagime në Kosovë
Këngëtari i njohur Goran Bregoviç që rrjedh nga një përzierje nacionalitetesh të ish-Jugosllavisë pritet të performojë në Festivalin e Birrës në qytetin e Korçës.
Njoftimi për koncertin e tij zgjoi reagime të shumta si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.
Personalitete publike e të komunitetit artistik në Prishtinë e kritikuan këtë gjë, por nuk munguan as ata që mendonin ndryshe.
Këngëtarja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha thotë se në aspekt komercial pjesëmarrja e Bregoviç është mëse normale, por nuk është e pranueshme në aspektin politik e atë historik.
Nga ana tjetër lajmin për ardhjen e këngëtarit në Korçë nuk e ka pritur mirë as shkrimtari Albatros Rexhaj. Sipas tij prania e Goran Bregoviç është mohim i pranimit të asaj që ka kaluar populli i Kosovës.
Mehmet Behluli, profesor në Akademinë e Arteve tha se të gjitha reagimet që po bëjnë bujë mund të vërtetohen nëpërmjet lundrimit në internet. Sipas tij këngëtari nuk është serb por sarajevas me baba kroat e nënë serbe. Behluli thotë se ai Bregoviç ka qenë korrekt në qëndrimet e tij politike ndaj zhvillimeve në territorin e ish-Jugosllavisë, andaj sipas tij reagimet kanë dhe qëllime politike.
Për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj çështjeve të caktuara koncerte të mëparshme të Goran Bregoviç janë anuluar. Raste të tilla kanë ndodhur në Poloni e Ukrainë, ku koncertet e tij ishin anuluar sepse kishte shprehur përkrahjen për pushtimin e Krimesë së Ukrainës nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut