Festa e Bjeshkëve, në Sylbicë të Tropojës promovohet tradita dhe trashëgimia kulturore

7 Gusht 2021 | 13:21

Nuk mund të mos ndodhte që në fillim të gushtit, në bjeshkët e larta tonat të mbahej festa traditë ajo e të gjedhëve të imta. Këtu jemi në bjeshkët e Sylbicës dhe sikurse e do zakoni të gjithë bjeshkatarët që muajt e verës i kanë kaluar në stan për të veruar bashkë me bagëtitë, bëhen gati për ta festuar si duhet, punën e madhe disa mujore që kanë bërë gjatë verës.

Bashkia e Tropojës u kujdes që gjithçka të shkonte sipas planifikimeve, që festa të kishte edhe këngën edhe vallen e Tropojës, ndërsa vetë bjeshkatarët u kujdesën për ushqimin e freskët dhe tradicional që e shtrojnë në sofër sa herë në dyer i trokasin miq të mirë.

Nëse vite më parë këto bjeshkë i shikonin vetëm ata që shtegtonin me bagëtitë, në vite në këto vise tashmë vijnë të gjithë ata që duan alpet shqiptare, dhe kjo festë nuk mund të shërbejë më mirë se sa për të promovuar pasuritë që fal natyra.

Para se gërshërët të vihen mbi leshin e bagëtive, burrat që e kryejnë këtë proces mes lojërave dhe shakave, urojnë edhe për një mot sa më të begatë.

Por festa e Bjeshkëve në Tropojë identifikon dhe një herë se me turizmin, boronicën, dhe shumë të mira të tjera mbështeten ekonomia e pothuajse të gjithë familjeve atje.

Për të fuqizuar më shumë turizmin jo vetëm në verë  por edhe në dimër, Kryetari i bashkisë tregon se investimet në të ardhmen do të jenë në infrastruktura e cila lidhet e mënyrë direkte edhe tek vizitueshmëria.

Ngjyrat e festës, duket se padyshim i japin edhe vajzat e burrat të veshur me kostumet tradicionale, por jo vetëm kaq, edhe lëvizjet e kërcimit të Tropojës. Festa e bjeshkëve, sikurse e do tradita do të vazhdojë të bëhet çdo vit në verë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026