COVID-19 në RMV, nga 16 gushti për të hyrë në hotele dhe kafene duhet certifikata

8 Gusht 2021 | 11:30

Rritja e të infektuarve me COVID-19  dhe frika nga varianti ‘Delta’ po detyron edhe autoritetet në Maqedoni të Veriut që të marrin një sërë masash kufizuese.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Komisioni për Sëmundjet Infektive kanë rekomanduar qeverinë që të vendosë masa të reja në rajonin e Tetovës, ku situata epidemiologjike paraqitet më e rëndë.

Masat parashikojnë ndalimin e manifestimeve në ambiente të mbyllura, siç janë dasmat dhe eventet e tjera familjare, objektet e hotelierisë nuk duhet të mbushin më shumë se 30% të kapaciteteve ndërsa tavolinat nuk duhet të kenë më shumë se katër persona.

Nga 16 gushti në të gjithë vendin hyjnë në fuqi masat e reja të cilat fokusohen tek certifikata e COVID- 19.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Zoran Zaev bëri me dije se hyrja në hotele apo kafene është i ndaluar për personat mbi 18 vjeç që nuk kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Certifikatat e imunizimit do të kontrollohen nga shërbimi i sigurisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026