SPAK dërgon në gjyq 23 persona të lidhur në grup narkotrafiku në Skrapar

9 Gusht 2021 | 15:17

SPAK njoftoi sot se dërgoi për gjykim çështjen në lidhje me grupin e Skraparit që kultivonte dhe trafikonte qindra kilogramë kanabis në bashkëpunim me policë dhe funksionarë publik.

Të paktën 23 persona, që u arrestuan më 8 janar, janë dërguar si të pandehur në Gjykatën e Posaçme. Shumica akuzohen për kultivim dhe trafikim kanabisi, pesë për grup të strukturuar kriminal, ndërsa gjashtë prej tyre për shpërdorim detyre.

Gjatë hetimeve që nisën në vitin 2020, SPAK tha se grupit iu kap 176 kilogramë kanabis e bërë gati për t’u trafikuar ndërsa ishin ngritur 28 parcela ku kultivoheshin bimët.

Parcelat ishin ngritur me impiante vaditjeje, vendqëndrimi dhe vendstrehimi për punonjësit që merreshin me fidanët.

Grupi u kap në përgjime të prokurorisë, të cilat nxorën në pah faktin se katër policë, mes të cilëve shefi i Stacionit Policor Poliçan, dekonspironin operacionet antikanabis që planifikoheshin në Skrapar.

Akuzohen për grup kriminal dhe narkotrafik:

      1. Arben Lekli,
      2. Sefedin Doklaj,
      3. Alban Bendo,
      4. Fatjon Beshiri,
      5. Anxhela Beshiri,

Akuzohen për kultivim narkotikësh:

      1. Esmerald Kaposhi,
      2. Selfo Kaposhi,
      3. Zylyftar Zhurda,
      4. Ilia Ballo,
      5. Elson Dusho,
      6. Teki Dusho,
      7. Fuat Dusho,
      8. Altin Sula
      9. Redian Shimi,
      10. Ilir Shimi.

Akuzohen për shpërdorim detyre:

      1. Klement Zeqo, ish-punonjës policie,
      2. Bardhyl Çela, ish-punonjës policie,
      3. Astrit Duro, ish-punonjës policie,
      4. Neritan Naska, ish-shef i Stacionit të Policisë Poliçan,
      5. Edmond Zotkaj, ish-administrator i Njësisë Administrative Tërpan,
      6. Fatos Lamaj, ish-kryeplak i fshatit Çorrogjaf,

Olgert Dusho përveçse për kultivim narkotikësh, akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim parash. Ndërsa Enver Muçaj për moskallëzim krimi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026