Kosova gati t’i vijë në ndihmë Shqipërisë për zjarret
Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar në Shqipëri.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përmes një Note verbale, ka përcjell kërkesën te Ministria e Mbrojtjes së Kosovës për ndihmë dhe mbështetje të autoriteteve lokale të Kukësit për fikjen e zjarreve masive me të cilat është duke u përballua ky qark.
Nisur nga kjo, Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën duke siguruar edhe mjetet buxhetore për financimin e operacionit.
Ministri i Mbrojtjes, Arben Mehaj thotë se ka dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së që do t’i shkojë në ndihmë Shqipërisë.
Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës do të procedohet te Presidentja e Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe autorizim të dërgimit të Kontingjentit të Forcës së Sigurisë në këtë operacion humanitar.
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor