Ekonomia në pikiatë, FMN parashikon një recesion global të përmasave të 2008

24 Mars 2020 | 19:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një recesion për ekonominë globale këtë vit, dhe pritet të përmirësohet gjatë 2021.

 “Kostot njerëzorë të pandemisë nga coronavirusi janë tashmë të pallogaritshme, dhe të gjitha shtetet duhet të punojnë së bashku për të mbrojtur njerëzit, dhe për të limituar dëmin ekonomik”, tha Kristalina Georgieva, Drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Por përmirësimi i ekonomisë vitin tjetër varet nga sa shpejt virusi do të zhduket. FMN tha se duhet përforcuar kontrolli dhe sistemet shëndetësore për ta parandaluar sa më shpejt përhapjen e infeksionit.

Shtetet me një ekonomi të avancuar do ta kenë më të lehtë t’i përgjigjen krizës. Shumë prej tyre dhe bankat e tyre qendrore tashmë kanë nxjerrë plane me lehtësira fiskale për bizneset, ndërmarrjet dhe punonjësit.

Sipas FMN-së, do jenë shtetet me tregje dhe ekonomi në zhvillim ato që do të përballen me vështirësitë më të mëdha.

 “Ne jemi të shqetësuar veçanërisht për shtetet me të ardhura të ulëta dhe borxh të lartë publik”, tha Kristalina Georgieva, Drejtuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Nga ana e vet, Fondi do të krijojë një trust lehtësimi për shtetet e varfra, dhe do të vërë në dispozicion gjithë kapacitetin e vet prej 1 trilion dollarësh për hua.

Ekspertë të ekonomisë janë shprehur se ekziston mundësia e një recesioni. Sekretari i Kombeve të Bashkuara ka parashikuar në 19 mars se recesioni është afër dhe do të ketë përmasa të mëdha.

 “Një recesion global, ndoshta me përmasa rekord, është gati e sigurt. Organizata Ndërkombëtare e Punës ka raportuar se punonjësit nëpër botë mund të humbasin 3.4 trilion dollarë të ardhura deri në fund të vitit”, tha Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

FMN më herët ka parashikuar se do ketë një rënie të ekonomisë globale për shkak të pandemisë Covid-19, por ka hezituar ta quajë recesion. Në komunikatën për shtyp pas takimit me G20, FMN shprehet se ky recesion pritet të jetë aq i fortë sa ai 2008, ose më i keq.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021