Një muaj karantinë për sportistët australianë pas kthimit nga Lojërat Olimpike
Disa sportistë australianë që morën pjesë në Lojërat Olimpike do të duhet të vihen 4 javë në karantinë pas kthimit në atdhe. Masa është konsideruar si jashtëzakonisht e ashpër nga organizatat sportive.
Atletët që kthehen në Australinë Jugore nga Sidnej (Uellsi i Ri Jugor) po përballen me dyfishin e karantinës së zakonshme që u vendosen udhëtarëve që kthehen.
Komiteti Olimpik i Australisë e kritikoi këtë qasje të autoriteteve lokale duke thënë se ndryshe nga vendet e tjera që u gëzohen kthimit të përfaqësueseve, australianët atje “po i presin me dënime”.
“Ata po dënohen thjesht se përfaqësuan vendin e tyre,” – tha Komiteti.
Gjithsej janë 16 anëtarë të përfaqësueses australiane që janë vendosur tashmë në karantinë 4-javore.
Guvernatori i Australisë së Jugut tha se masat e shtuara kufizuese janë marrë për shkak të rasteve me Delta që kanë nxitur një valë tjetër infektimesh në rajonet e tjera.
Kërkesat e Komitetit Olimpik për lehtësimin e masave ndaj sportistëve janë hedhur poshtë.
Drejtuesi i Komitetit, Matt Carroll e cilësoi absurde pasi shumica e sportistëve, përveçse janë testuar çdo ditë janë edhe të vaksinuar.
Ekspertë thonë se izolimi prej 4 javësh mund të ndikojë ndjeshëm te rendimenti sportiv dhe gjendja psikologjike e sportistëve.
Australia e Jugut, që ka për kryeqytet Adelaiden, ka një popullsi prej 1.7 milionë banorësh.
Prej nisjes së pandemisë atje janë regjistruar diçka më pak se 37 mijë raste me COVID-19, prej së cilave rreth 1 mijë janë mbyllur me pasojë vdekjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut