Manchester City gati të paguajë €150 milionë për Harry Kane

13 Gusht 2021 | 08:00

Manchester City po bëhet gati t’i ofrojë Tottenhamit një shumë prej 150 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit Harry Kane.

Prestigjiozja “The Guardian” raportoi të premten se City po shqyrton të gjitha mundësitë për ta marrë në Etihad shtatlartin anglez.

Trajneri Pep Guardiola tha pak ditë më parë se klubi është gati të thyejë të gjitha rekordet për sa i përket shifrave të transferimeve, por kjo mbetet në dorën e Tottenhamit nëse do jetë i gatshëm për të biseduar.

“Nëse ata nuk duan të bisedojnë, atëherë kjo çështje mbyllet,” – theksoi Guardiola, i cili pati mohuar interesimin e City-it për Lionel Messin para se ky të transferohej te PSG.

Shtypi anglez thotë se Kane ka një marrëveshje mirëkuptimi me Presidentin e klubit Daniel Levy që në rast të një oferte bindëse ai mund të largohet.

Sidoqoftë Tottenham refuzoi 120 milionë euro nga City si ofertë e parë.

Kane nuk është kthyer me skuadrën, pavarësisht se duhej të ishte paraqitur në grumbullim që të hënën e shkuar. Ai vijoi të qëndronte në Bahamas ku kishte vajtur për pushimet 3-javore që i kishte dhënë klubi.

Sulmuesi 28-vjeçar u kthye në fundjavë në Angli, por iu desh të qëndrojë 5 ditë në karantinë për shkak të masave kufizuese. Klubi i Tottenhamit ka në plan ta gjobisë për mungesë korrektese.

Kjo situatë sipas shtypit anglez shkon për shtat City-it, që nga ana tjetër ka vënë në merkato sulmuesin Gabriel Jesus.

Sipas “The Telegraph” çështja Kane mund të konkretizohet javën e ardhshme pas nisjes së kampionatit ku Tottenham luan pikërisht ndaj Manchester City.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026