Plagosi shokun në Ksamil, arrestohet 28-vjeçari bashkë me një italian

14 Gusht 2021 | 12:10

Një 28-vjeçar mbeti i plagosur të premten në mbrëmje në zonën e Ksamilit në Sarandë.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona si dhe vetë i plagosuri ndërsa është sekuestruar një pistoletë.

Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, është arrestuar për plagosje të rëndë, për armëmbajtje dhe shitje lënde narkotike.

Gjithashtu është arrestuar dhe një shtetas italian. Makawitage Perera, 24 vjeç, akuzohet për pengim në zbulimin e të vërtetës.

I plagosuri Tauland Beqiri akuzohet për shitje të lëndëve narkotike dhe mos kallëzim të krimit pasi nuk pranoi të tregonte për policinë mbi atë që kishte ndodhur.

Ndërsa ndodheshin në një hotel në Ksamil, Edison Vyzaj ka plagosur me pistoletë shokun e tij, Tauland Beqiri.

Pas kësaj, italiani Makawitage Perera ka fshehur armën e përdorur në këtë ngjarje.

Pas kontrollit, policia përveç pistoletës gjeti dhe një sasi lënde narkotike, që nuk bëhet e ditur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026