Shtimi i infektimeve të reja rrit numrin e qytetarëve që duan të vaksinohen

14 Gusht 2021 | 16:15

Numri i vaksinimeve në vend ka arritur mbi 1.3 milionë, ndërsa me të dyja dozat janë vaksinuar rreth 600 mijë qytetarë.

Përveçse në qendrat ku janë ngritur çadrat e vaksinimit masiv, të gjithë personat mbi 18 vjeç me një kartë identiteti mund të drejtohen në qendrën shëndetësore të tij për të marrë vaksinën.

“Për herë të parë e bëra, meqë ishte për t’u bërë, si gjithë dynjaja”, thotë një 70-vjeçar, teksa thekson se deri tani kishte hezituar pasi nuk kishte pasur besim tek vaksinat e tjera.

“Vaksinën ma zgjodhi mjeku, i thashë të më jepnin Pfizer nëse kishin mundësi dhe më tha, çfarë të duash ti”, tregon i moshuari.

Por qytetarët nuk mund ta zgjedhin vetë llojin e vaksinës që duan, atë e zgjedh mjeku i familjes ndonëse ka edhe raste të rralla.

Në qendër shëndetësore duhet të paraqiteni nëse keni paqartësi për certifikatën e vaksinimit.

Vaksinat që po përdoren aktualisht në Shqipëri janë AstraZeneca, Pfizer, Coronavac dhe Sputnik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026