Rritje e rasteve me COVID në gusht, më shumë të infektuar në krahasim me të njëjtën periudhë të 2020

14 Gusht 2021 | 17:39

Të infektuarit me COVID-19 gjatë dy javëve të fundit po shtohen nga dita në ditë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 410 raste të reja.

Dy javët e para të këtij muaji kanë shënuar shifra më të larta të të infektuarve, krahasuar me dy javët e para të gushtit të vitit 2020. Nga data 1 gusht deri më 13 gusht në vitin 2020 ka pasur 1695 të infektuar, ndërsa këtë vit 2059 raste.

Por, rritja e infektimeve është pasuar nga rritja e testimeve ditore. Këtë periudhë ka rreth 50 mijë më shumë të testuar se në dy javët e para të gushtit 2020.

Sa i përket viktimave si pasojë e COVID-19, në dy javët e para të gushtit 2020 shifrat rezultojnë të jenë më të larta. Në dy javë ka pasur 56 viktima, ndërsa në dy javët e para të këtij muaji rezultojnë 4 viktima.

Vitin e kaluar në këtë periudhë lëvizja e qytetarëve brenda territorit ishte e lirë. Muzika lejohej deri në orën 8, ndërsa këtë vit deri në orën 23:00.

Vitin e kaluar aktivitetet sportive lejoheshin pa publik, ndërsa këtë vit aktivitetet lejohen me 30% të kapacitetit.

Ndonëse situata me infektimet është më shqetësuese, masat kufizuese këtë muaj nuk kanë ndryshuar, ndryshe nga sa ndodh në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026