Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme me pranimin e afganëve, thotë eksperti i sigurisë

14 Gusht 2021 | 18:28

Përderisa Amerika ndihet e shqetësuar për të strehuar afganët për arsye sigurie, atëherë Shqipëria duhet të shqetësohet akoma më tepër, pasi e kemi sigurinë më të dobët si vend, tha eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi për Euronews Albania.

Administrata e Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me Shqipërinë dhe Kosovën për të strehuar përkohësisht disa qytetarëve afganë që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane dhe gjenden në rrezik për jetën.

Muzhaqi tha se arsyeja pse Shqipëria duhet të ndihet e shqetësuar dhe të hezitojë t’i pranojë refugjatët afganë, është sepse ka rrezik që midis tyre të ketë terroristë të infiltruar që kërcënojnë sigurinë publike. Sipas ekspertit, kjo është frika që ka edhe SHBA.

“Rrezikojmë që në fluksin e personave që janë të njohur si aleatë ekziston risku që të infiltrohen persona me qëllime të tjera që përfshijnë edhe akte të mundshme terroriste”, theksoi Muzhaqi.

Për Muzhaqin, vendet e Azisë së mesme duhet të ishin parësore si zgjedhje për të strehuar afganët, pasi Kosova dhe Shqipëria janë disa orë larg me avion nga shteti i tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026