397 raste të reja me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë apel për vaksinim
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 397 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa një person ka humbur jetën nga virusi.
Rastet e reja kanë dalë nga 4.935 testime të kryera.
Numri i pacientëve me COVID-19 në vend sa vjen e rritet, ku aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me virusin, 46 prej të cilëve po trajtohen në spital.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 39 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten, personat e afërt si dhe për të ndihmuar që COVID-19 të mos përhapet.
Gushti do të jetë i hapur për vaksinim kundër coronavirusit për çdo qytetar mbi 18 vjeç.
Statistika (15 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 397
Të shëruar në 24 orë 39
Të shtruar në spitale 46
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 4,935
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1067
Shkodër 388
Fier 286
Vlorë 272
Elbasan 177
Lezhë 151
Durrës 163
Berat 84
Gjirokastër 82
Korçë 53
Kukës 53
Dibër 34
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet