Kush do të trokasë i pari në portën e BE, RMV apo Shqipëria? Varhelyi: I vetmi kriter është merita
Ekziston skenari i ndarjes së Shqipërisë nga RMV drejt rrugës për në Bashkimin Evropian? Komisionieri europian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varhelyi u shpreh i vendosur se procesi do të bazohet tek merita.
Ilva Tare – Përpjekjet tuaja për të mos e shkëputur nga i njëjti grup Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se do të ndodhin në muajt në vijim duke qenë se Shkupi nuk ka të njëjtat kushte si Shqipëria. A është ky skenari?
Oliver Varhelyi – Nuk mendoj se askush është në gjendje t’ju thotë skenarin. Nëse shikojmë historikun e anëtarësimeve të mëparshme, shtete të ndryshme mbeteshin mbrapa në faza të ndryshme dhe pastaj ecnin para. Dhe deri sa vendet të ndryshonin totalisht. Ajo që vlen në këtë proces është arritja dhe meritat. Është i vetmi kriter që do përdorim. Nëse Shqipëria ecën shpejt do jetë e para, nëse Maqedonia e Veriut ecën më shpejt do të jetë ajo e para. Nuk është një garë, është për t’u bërë vend anëtar. Të behet anëtar jo si garë me vendet e tjera por për interesin e saj. Është një inkurajim për vendin, ne duam t’i shohim në veprim, ashtu siç janë.
Lexoni gjithashtu:
Negociatat, Komisioneri Oliver Varhelyi shpjegon në Ilva Now procesin dhe afatet e pritshme
Varhelyi optimist për Shqipërinë: Vendi do t’i përmbushë kushtet e vëna nga Holanda dhe Gjermania
A bashkëpunon Euralius me Komisionin e Venecias? Komisioneri i Zgjerimit i përgjigjet Ilva Tares
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:16 Zjarr në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:11 Nis grumbullimi i protestuesve, vendosen atlete para Kryeministrisë. Simbol i largimit të shqiptarëve (VIDEO)
- 18:07 Berisha: Fermeri shqiptar është i braktisur nga qeveria, marrëveshjet e Ballkanit të Hapur dëmtojnë prodhimin tonë
- 18:02 Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
- 17:43 SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?
- 17:36 Lufta në Iran, Katari: Mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit