Dita e 14-të e protestës. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës

13 Qershor 2026 | 22:59

Këtë të shtunë ashtu siç ishte njoftuar ka nisur në orën 18:00 protesta e 14-të e qytetarëve në Tiranë kundër ndërtimit në Zvërnec.

Qytetarët të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skëndërbej” dhe kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Ajo që vihet re është se protestuesit valëvisin edhe flamurin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Mes protestuesve ka edhe shqiptarë të cilët që kanë udhëtuar nga Britania në Tiranë për të marr pjesë në këtë marshim.

Përpara kryeministrisë, jane vendosur atlete nga qytetarët që po merren me organizimin. Atletet simbolizojnë largimin e shqiptarëve nga vendi. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, ata kanë vendosur të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Ata po shkojnë drejt qendrës së Tiranës dhe më pas mbetet për t’u parë sesi ata do të vijojnë marshimin e tyre. Protestuesit janë të shumtë ndërsa ata kanë “ndiçuar” rrugët edhe me blicat e celularëve të tyre.

Lajm në përditësim…

9 Updates
22:00

Me flakadanë dhe brohoritje. Vijon marshimi i protestuesve, shkojnë në drejtim të zonës së “Ali Demit”

Vijon prej gati një ore marshimi i qytetarëve nëpër rrugët e Tiranës. Protestuesit aktualisht po marshojnë në “Rrugën e Elbasanit”.

Numri i lartë i protestuesve ka sjellë që fillimi e turmës të jetë në “Rrugën e Elbasanit” ndërsa fundi ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës.

Turma mësohet se po shkon në drejtim të Ali Demit. Gjithashtu ka protestues të cilët ndodhen ende para Kryeministrisë ndërsa një prej tyre ka vendosur të shkruaje edhe një mesazh para zyrës së kryeministrit Rama.

“Rama në burg”, shkruhet në mesazhin e qyetarit i shkruajtur me sprajt në trotuar.

🔗 Shpërndaje
21:02

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Ka nisur marshimi i qytetatëve nëpër kryeqytet. Pas 3 orësh para Kryeministrisë, ata kanë vendosur të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Ata shihen me flamuj e pankarta në duar teksa vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Raportohet se ata po shkojnë drejt qendrës së Tiranës dhe më pas mbetet për t’u parë sesi ata do të vijojnë marshimin e tyre.

Protestuesit janë të shumtë ndërsa ata kanë “ndiçuar” rrugët edhe me blicat e celularëve të tyre.

🔗 Shpërndaje
20:32

Halla e Erjon Bobës: Vdiq se u fikën dritat gjatë operacionit! Dhimbja jonë do shërohet kur të shërohet Shqipëria

Halla Erion Bobës ka marrë pjesë këtë shtunë në protest para Kryeministrisë ku ka mbajtur edhe fjalën e saj para protestuesve. Ajo theksoi se nipi i saj nuk u vra vetëm nga bashkëmoshatari i tij por edhe nga shteti ku sipas saj gjatë operacioni u fikën dritat në spital.

“Unë jam halla e Erjonit, e këtij Erionit që e vrau një thikë nga një bashkëmoshatar, por e vrau edhe shteti sepse gjatë operacionit u fikën dritat në spital.

Plagët e këtij vendi janë lot të rënda të nënave shqiptare. Janë lotët e nënave që nuk i kanë fëmijët sot në këtë shesh për t’u bashkuar të gjitha, me gjithë lotët e tyre që peshojnë shumë tokën shqiptare.

Unë jam mësuese, jam poete që shkruaj, por pena ime loton që katër muaj, pesë muaj për Erion Bobën. Dhimbja jonë do shërohet kur shërohet Shqipëria!

Faleminderit gjithë emigrantëve që e kanë mbështetur këtë nismë. Rama ik, Berisha ik! Shporruni njëherë e përgjithmonë! Shporruni të shpëtojë ky vend nga kjo zgjedhë fashiste e juaja!

Bravo rinia shqiptare, e gëzofshin Shqipërinë e bukur. E gëzofshim këtë tokë, këtë natyrë që na ka dhënë Zoti. Qofshi të bekuar, faleminderit shumë”, tha ajo.

🔗 Shpërndaje
20:00

Emigranti nga Anglia: Shqiptarët e Londrës nisen të enjten për të protestuar në Tiranë

Shqiptarët e diasporës në Britaninë e Madhe dhe në disa shtete të Bashkimit Evropian po organizojnë një autokolonë masive për t’iu bashkuar fizikisht protestave që po zhvillohen prej dy javësh në Tiranë.

Organizatori i protestave në Londër, Bledar Mete, bëri të ditur në një lidhje live për Euronews Albania me Greta Topjana, se rrugëtimi do të nisë të enjten, me qëllim mbërritjen e tyre të shtunën në Tiranë. Sipas tij, lëvizjes do t’i bashkohen rrugës edhe bashkëatdhetarë nga Franca, Belgjika, Gjermania, Austria dhe Italia, përmes një itinerari të mirëkoordinuar nëpër Evropë.

“Kjo është fundjava e dytë që ne realizojmë protesta para ambasadës shqiptare këtu në Britani. Sot ne sapo kemi iniciuar planin, që jo vetëm tashmë të bashkojmë zërin me protestuesit dhe me qytetarët shqiptarë, por të vijmë dhe të bashkohemi fizikisht.

Udhëtimi jonë nis të enjten dhe të shtunën pra, po bëhemi një autokolonë me qindra qytetarë shqiptarë që do marshojmë drejt Shqipërisë dhe autokolonës tonë do i bashkangjiten pastaj dhe shqiptarët e tjerë nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian: Francë, Belgjikë, Gjermani, Austri dhe Itali. Ky është plani jonë, një plan i mirëmenduar, i mirëorganizuar dhe besojmë që të shtunën tjetër të jemi edhe fizikisht në masë në Tiranë.

Itinerari jonë vazhdon nga Londra, po pastaj nga Londra në Kalajs na bashkohen shqiptarë të Francës. Në qytetin e Namurit në Belgjikë na bashkohen shqiptarë që jetojnë në Belgjikë. Në Gjermani, në jug të Gjermanisë, në qytetin e Pasaut na bashkohen shqiptarët që jetojnë në Gjermani. Në qytetin e Gracit në jug të Austrisë na bashkohen shqiptarët që jetojnë në Kroaci dhe në autostradë diku përbri qytetit të Rjekës na bashkohen edhe shqiptarët që jetojnë në Itali.

Ne kemi krijuar një rrjet shumë të mirëorganizuar me shqiptarët e tjerë të diasporës në shtetet përkatëse ku jetojnë dhe tashmë domethënë jemi në një koordinim perfekt për të bërë këtë rrugëtim dhe për të bashkuar të gjithë bashkë që të hyjmë në Tiranë njëkohësisht, që të shtunën të jemi në gjendje të marshojmë fizikisht të gjithë së bashku në përkrahje të protestës e cila ka 14 ditë që është sheshtë”, u shpreh ai.

🔗 Shpërndaje
19:20

Rrjeti kritikoi Ylli Limanin se nuk anulloi koncertin në Tiranë, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me thirrjet online që janë kryer në ditët e fundit për bojkotimin dhe thirrjet kundër tij në koncertit e këngëtarit, Ylli Limani. Rama e cilësoi dhunë online dhe se është shprehje e neveritshme e një fenomeni që sipas tij po e shoqëron protestën e bulevardit.

Ndër të tjera ai shkruan se përditë e më shumë regjistrohet dhune verbale, plot presion e kërcënime ndaj kujtdo që nuk rreshtohet me protestuesit e bulevardit. Ai mori shembull edhe thirrjet rrugëve që bëjnë protestuesit ndaj qytetarëve si “Çohuni nga kafja”.

Rama theksoi se kjo nuk ka lidhje me protestat paqësore të cilën e cilësoi si paqen e flamingove. Ndër të tjera, ai shkruan se protesta është e drejtë demokratike dhe duhet respektuar gjithmonë. Ai shtoi se shumica qeverisëse e Partisë Socialiste ka respekt për protestën duke e cilësuar si më demokratiken të kësaj periudhe.

🔗 Shpërndaje
19:16

Nëna e Martin Canit në protestë: Duam drejtësi, jam nënë që rroj me dhimbje

Nëna e Martina Canit ka mbajtur fjalën e saj para protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë. Ajo kërkoi drejtësi për djalin e saj dhe të gjithë fëmijët që humbën jetën padrejtësisht.

Florina Cani: Mendova të bashkohem me ju e të ngre zërin për femijën tim e për shqiptarët kudo që janë. Duam siguri e çova në shkollë dhe nuk mu kthye jo nga paedukata por nga pakujdesia e tyre qe kanë degraduar arsimin dhe shëndetësinë e të gjitha me radhë.

Kam 18 muaj që protestoj, më mbushet zemra plot që e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit. Dua drejtësi. Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama. Duam drejtësi.

Këtu sot e ngre zërin edhe per Eraldon në Korcë po flas për zërin e tyre. Flas edhe për Erionin dhe Leo Sadikun. Jam nënë që rroj me dhimbje dhe i kujtoj çdo ditë se kanë ikur nga pakujdesia e këtyre. Gjithashtu dua të përmend ata që ikën në mënyrë të padrejte se i shtypin makinat në rrugë se nuk kanë siguri. Martinin mund ta kishim sot nëse do funksiononte aparatura e zemrës, por nuk funksionte. Fëmije ishin, qeveria nuk ka asnjë kusht për fëmijët tone”, tha ajo.

🔗 Shpërndaje
18:56

Me flamingo dhe flamuj në duar, shqiptarët protestojnë në Lyon, Nuremberg dhe Londër (VIDEO)

Këtë të shtunë janë zhvilluar edhe protesta në qytetet evropiane lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Shqiptarët në Gjermani dhe Angli këtë të shtunë janë bashkuar me thirrjet e qytetarëve që prej ditësh protestojnë që të ngrihen në protestë.

Në pamundësi që të bashkohen në protestën që po mbahet para Kryeministrisë, shqiptarët kanë protestuar në vendet ku jetojnë e punojnë në emigrim.

Në Nuremberg, në Gjermani janë mbledhur dhjetëra protestues teksa kanë bërë thirrje për kërkesat që prej ditësh po kërkohen nga qytetarët në Tiranë.  Edhe në Londër dhe Lyon është zhvilluar një protesë.

🔗 Shpërndaje
18:36

Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, valëvisin edhe flamujt e SHBA-së dhe Britanisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi “Skëndërbej” drejt Kryeministrisë. Ata shihen me flamuj në duar. Në ditën e 14-të të protestës ajo që vihet re është se protestuesit valëvisin edhe flamurin e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Mes protestuesve ka edhe shqiptarë të cilët që kanë udhëtuar nga Britania në Tiranë për të marr pjesë në këtë marshim kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ashtu si në ditët e mëparshme, ka një numër të lartë qytetarësht teksa bëjnë thirrje të njëjta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta gjithashtu pritet të zgjasë siç ka ndodhur në ditët e mëparshme.

🔗 Shpërndaje
18:00

Nis grumbullimi i protestuesve, vendosen atlete para Kryeministrisë. Simbol i largimit të shqiptarëve

Qytetarë të shoqëruar nga familjarët dhe fëmijë të mitur janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin “Skëndërbej” dhe më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë për të zhvilluar protestën e 14-të kundër ndërtimit në Zvërnec.

Ashtu siç ishte njoftuar grumbullimi i qytetarëve ka nisur në orën 18:00. Ata shihen me pankarta dhe flamuj në duar.

Nga ana tjetër përpara kryeministrisë, jane vendosur atlete nga qytetarët që po merren me organizimin. Atletet simbolizojnë largimin e shqiptarëve nga vendi.

🔗 Shpërndaje
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla në PE: Zona e investimit në Zvërnec nuk ka lidhje me deltën e Vjosës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një fjale para anëtarëve të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, deklaroi se...
10:21 | 17/06/2026

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi për mjetet e rënda, policia njofton datat dhe oraret e përcaktuara

Policia e Shtetit ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të përkohshme për qarkullimin e mjeteve të rënda gjatë sezonit veror 2026 dhe ditëve të festave zyrtare....
10:11 | 17/06/2026

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet si Ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Ambasadori Eric Wendt është konfirmuar nga Senati i SHBA-së me 51 vota pro dhe 47 kundër, duke marrë miratimin përfundimtar për detyrën e tij diplomatike....
09:11 | 17/06/2026