Zjarri te ‘Sarajet e Toptanëve’, Veliaj: Shpronësim i përshpejtuar, s’do ketë ndërtim
“Shpronësim për 18 pronarët, shpallje muze si ish-Legata e Parë Amerikane në Tiranë dhe monument kulture, rikonstruksion dhe hapje për publikun”, kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për “Sarajet e Toptananëve” që mbrëmjen e djeshme u përfshinë nga flakët.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Veliaj shprehet se objekti “Sarajet” është monument kulture dhe aty nuk do të ketë ndërtim.
Ai nënvizon se u tentua djegia e këtij objekti nga dritarja e pasme që pronarët të ndalojnë shpronësimin.
“Në mesnatë bisedova me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar për Sarajet si një nga aktet e para të qeverise së re. Ta harrojnë që aty do ketë ndërtim, e ta harrojnë që aty do ketë zjarr gjer sa të bëhet shpronësimi. Nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje”, shkruan ai. Kjo godinë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake.
Veliaj thekson se kamerat e sigurisë kanë kapur zjarrvënësin, i cili do të përballet me autoritetet.
Por, sipas tij “zjarrvënësit e vërtetë janë porositësit, edhe për këta nuk do ketë mëshirë”
3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga.
Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit! pic.twitter.com/u8OwX07GED
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) August 17, 2021
Për këtë ngjarje policia njoftoi mëngjesin e kësaj të martë se zjarri ra rreth orës 23:45 të mbrëmjes së djeshme dhe se pati vetëm dëme materiale.
“Sarajet” u ndërtuan nga Selim Pashë Toptani si në vitet 1833-1840. Kjo godinë njihet më së shumti si shtëpia e Servet Bej Libohovës, dhëndrit të Selim Pashës.
Sarajet ruajnë një arkitekturë otomane dhe janë shpallur monument kulture në vitin 1963 për faktin se përfaqësojnë një pjesë të historisë së vjetër të qytetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.