Ngrihen çadra të ushtrisë pranë aeroportit të Rinasit për kontrollin e afganëve
Nuk ka një orar zyrtar se kur shtetasit afganë mund të mbërrijnë në territorin shqiptar.
Gazetarja e Euronews Albania, Elona Gjylmi raportoi nga aeroporti i Rinasit se autoritetet shqiptare ende nuk japin një numër të saktë të afganëve që do të mbërrijnë sot dhe në ditët në vijim për shkak të zhvillimeve që ndodhin në aeroportin e Kabulit dhe për arsye sigurie.
Ndërkohë, pranë aeroportit janë ngritur disa çadra të ushtrisë, të cilat do të shpërbejnë për të bërë kontrollet e shtetasve afganë, kontrolle fizike dhe shëndetësore.
Në mjediset e aeroportit ndodhet edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila drejton Task-Forcën e ngritur enkas nga qeveria për strehimin e afganëve.
Në këtë aerport puna vijon normalisht dhe nuk ka një shtrim të numrit të punonjësve të policisë edhe pas njoftimit për ardhjen e shtetasve afganë.
Pas mbërritjes, shtetasit afganë do të strehohen në godinat e “Qytetit Studenti”. Gjithashtu, është parashikuar që një pjesë e tyre të strehohen edhe në disa hotele në zonën e Durrësit.
Shqipëria ka pranuar kërkesën e SHBA-së për të strehuar përkohësisht shtetasit afganë që janë të rrezikuar nga talebanët, pas marrjes së kontrollit të plotë të vendit nga këta të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta