12 vatra zjarri në Shqipëri, riaktivizohet një në Dibër
Ministria e Mbrojtjes raportoi të premten se aktualisht janë 12 vatra aktive zjarri në Shqipëri, nga ku një është riaktivizuar.
Sipas raportit të përditshëm, situata e zjarreve në vend është nën kontroll përfshirë edhe në fshatin Kaçni të Dibrës ku vatra e zjarrit u aktivizua përsëri.
Në fshatin Thirrë të Lezhës zjarri ka avancuar poshtë shpatit me intensitet të ulët në drejtim të fshatit Xhuxhë, ndërsa forcat në terren po hasin vështirësi për shkak të tymit.
Në fshatin Flet në Shkodër situata paraqitet më problematike nga ana e fshatit Srriqë. Ndërkohë në Përroin e Vishnjes në Vlorë terreni i vështirë nuk po lejon ndërhyrjen nga toka.
Vatra aktive:
- Fshati Thirrë, Lezhë
- Fshati Katund i vjetër, Lezhë
- Fshatrat Munellë dhe Domgjon, Lezhë
- Fshati Patalej, Lezhë
- Fshati Qershizë, Shkodër
- Fshati Flet, Shkodër
- Fshati Gur i zi, Shkodër
- Maja e Runës, Kukës
- Mali i Koritnikut, brenda parkut natyror Korab-Koritnik, Kukës
- Fshati Baxhaj, Dibër
- Përroi i Vishnjes, Vlorë
Vatra të riaktivizuara:
- Fshati Kaçni, Dibër
Prej fundit të muajit korrik janë regjistruar mbi 300 vatra zjarri në zona të ndryshme të Shqipërisë. Situata u paraqit e vështirë sidomos në Vlorë dhe Gjirokastër, ku në këtë të fundit pati dhe dy viktima.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka deklaruar se 3 mijë hektarë me sipërfaqe të gjelbra janë dëmtuar nga zjarret gjatë javëve të fundit.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi