Rritet numri i të infektuarve në Spanjë, spitalet nuk kanë kapacitete
Spitalet në Spanjë, kryesisht në rajonin e Madridit, janë tejmbushur me pacientë të infektuar nga coronavirusi, duke detyruar autoritetet të ngrenë spitale të improvizuara, në një kohë kur numri i viktimave ka arritur mbi 4 mijë.
Kështu, shoqata franceze Mjekët pa Kufij dhe qeveria rajonale e Madridit po ngrenë një spital jashtë universitetit në lokalitetin Alkala de Henares, në ambientet e të cilit janë strehuar një numër i konsiderueshëm pacientësh.
Gjithashtu në Madrid, rajoni më i prekur i Spanjës, makinat me arkivole kanë vazhduar të mbërrijnë në pistën e patinazhit, që u kthye në morg pasi autoritetet deklaruan se komplekset ekzistuese nuk kishin më burimet e duhura.
Spanja regjistroi 655 vdekje nga coronavirusi në 24 orët e fundit, me një rënie prej 45 njësi nga 700 që u verifikuan një ditë më parë, bëri të ditur të enjten Ministria e Shëndetësisë.
Në tërësi, numri i rasteve të konfirmuara nga coronavirusi në Spanjë u rrit në 56 mijë e 188 persona nga 47 mijë e 610 që ishte të mërkurën. Ndërsa ai i vdekjeve u rrit në 4 mijë e 89 njësi nga 3 mijë e 434 që ishin ditën paraardhëse.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:16 Zjarr në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)
- 18:11 Nis grumbullimi i protestuesve, vendosen atlete para Kryeministrisë. Simbol i largimit të shqiptarëve (VIDEO)
- 18:07 Berisha: Fermeri shqiptar është i braktisur nga qeveria, marrëveshjet e Ballkanit të Hapur dëmtojnë prodhimin tonë
- 18:02 Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
- 17:43 SHBA-të përgatiten për reduktime të mëdha të kapaciteteve ushtarake në Evropë. Çfarë pajisjesh do të tërhiqen?
- 17:36 Lufta në Iran, Katari: Mbështesim përpjekjet ndërmjetësuese të Pakistanit