Vllaznia marshon në Champions, vajzat shkodrane mes 32 më të mirave të Europës

21 Gusht 2021 | 21:57

Skuadra e Vllaznisë për femra në futboll e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën në Champions pasi ka kaluar me sukses raundin e parë duke mundur me 11 metërsha skuadrën hungareze tw Ferencváros.

Vajzat kuqeblu edhe këtë edicion përmbushën pritshmëritë duke kaluar mes 32 më të mirave të Champions League.

Koha e rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, ashtu si dhe koha shtesë, pavarësisht mundësive që ekipi shkodran pati për të shënuar. Nga pika e bardhë e 11-metërshave, Vllaznia u tregua më e saktë, duke triumfuar me rezultatin 3-1. Gjini, Mosdoczi, Franja dhe Berisha ishin vajzat që i dhanë një sukses shumë të rëndësishëm skuadrës shkodrane. përballë. 

Kalimi më mes 32 skuadrave më të mira sjell dhe përfitime financiare për klubin kuqeblu, që prej vitesh dominon futbollin shqiptar dhe përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Shorti për raundin tjetër do të hidhet të dielën, ku Vllaznia do mësojë dhe kundërshtarin që do ketë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026