Laborantët në ndihmë të mjekëve të QSUT, Gjergj Dilo: Po modifikojmë aparatet respirator që të trajtojnë dy pacientë njëkohësisht

26 Mars 2020 | 18:59

Dy laborantë shqiptarë kanë ndërmarrë një iniciativë tërësisht personale në ndihmë të mjekëve shqiptarë në QSUT, të cilët po kurojnë pacientë të sëmurë me coronavoris. Ata synojnë të 4-fishojnë kapacitetin e aparateve respiratore shumë të nevojshme për këta pacientë.

Në një lidhje live me Ilva Now, Gjergj Dilo stomatolog nga Tirana, zbuloi detaje nga projekti që siç tha mori spunto nga situata në Itali dhe modifikimet që mjekët u detyruan të bëjnë atje për të përballuar fluksin e madh të të shtruarve nëpër spitale.

“Laboratori dentar është një miniofiçinë e specializuar ku mund të krijosh çfarëdolloj gjëje të duash. U mor si shembull Italia fqinje, ku në kushtet e numrit të madh të pacientëve dhe numri i respiratorëve ishte i pamjaftueshëm, arritën të printonin me anë të disa printerave specialë gypa rezine që çonin oksigjenin në disa persona përmes një pajisjeje të vetme.

U mor shabllon modeli nga Bolonja dhe me anë të dy laborantëve me të cilët unë bashkëpunoj, të cilët po paguajnë gjithçka nga xhepi i tyre, po prodhohen në vend dhe po i ofrohen QSUT në mënyrë që t’i përdorin. Kërkuan 300 copët e para, me shpresën e Zotit që të mos përdoren. Janë bërë testet në QSUT ku kanë rezultuar OK. Me anë të një aparature mjekët mund të mbajnë dy të sëmurë nën ventilim të vazhdueshëm”, shpjegoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026