Vritet një ushtar afgan në aeroportin e Kabulit, njofton ushtria gjermane
Një përplasje me armë zjarri ndodhi në portën veriore të aeroportit të Kabulit mëngjesin e së hënës midis forcave afgane të sigurisë dhe sulmuesve të paidentifikuar, njofton ushtria gjermane.
Nga të shtëna me armë mbeti i vrarë një oficer afgan i sigurisë dhe u plagosën tre të tjerë.
Në vendngjarje ndodheshin edhe ushtarë gjermanë dhe amerikanë, në mbrojtje të afganëve.
Mijëra njerëz janë ende jashtë aeroportit të Kabulit, të cilët duan të largohen nga vendi.
Të dielën, presidenti amerikan Joe Biden tha se zyrtarët ushtarakë po flasin për zgjatjen e transportit ajror nga Kabuli përtej afatit të tij më 31 gusht, pasi përpjekjet për evakuimin e njerëzve janë shtuar.
Ndërkohë trupat amerikane po shtrijnë perimetrin rreth aeroportit, duke krijuar një tjetër zonë të sigurt.
Presidenti Binden shtoi se 11. 000 njerëz u evakuuan nga kryeqyteti afgan gjatë fundjavës.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania