Vriten të gjithë qentë e një strehe në Australi me justifikim masat anti-COVID

23 Gusht 2021 | 16:51

15 qenë, përfshi 10 këlyshë pjesë të një strehe, janë qëlluar për vdekje nga një këshill vendor i një qyteti rural në Australi, sipas interpretimit të tyre të masave anti-COVID.

Këshilli në Bourke Shire i ekzekutoi të gjithë qentë që ndodheshin në këtë strehë, në mënyrë që t’i parandalonin vullnetarët të udhëtonin për t’i marrë ata, me pretendimin se kjo do të rriste mundësitë për përhapjen e virusit.

Zyrtarët tashmë po hetojnë nëse gjatë këtij procesi janë thyer ligjet e mirëqenies së kafshëve.

“Këshilli ynë vendosi të ndërmerrte këtë veprim në mënyrë që të mbronim punonjësit tanë dhe komunitetin tonë, përfshi popullsitë vulnerabël Aborigjene, nga rreziku i shpërndarjes së COVID-19,” u shpreh Zyra e Pushtetit Vendor për agjencinë e lajmeve Sydney Morning Herald.

5 prej qenve ishin strehuar tek kjo jetimore që prej fillimit të gushtit dhe njëri prej tyre sapo kishte lindur 10 këlysh të vegjël.

Një burim është shprehur se vullnetarët e kësaj strehe për kafshët janë tejet të revoltuar pasi ata i kishin ndërmarrë të gjitha masat anti-COVID dhe veprime të tilla ishin tërësisht të panevojshme.

Australia ka parë një rritje në numrin e infeksioneve me COVID-19 kohët e fundit, duke i shtyrë autoritetet të vendosin masa më të rrepta si dhe një mbyllje policore deri në shtator.

Sidoqoftë, stafet e strehëve për kafshët kanë të drejtë të punojnë edhe gjatë orës policore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026