OBSH thirrje për ndalim të dozës së tretë me qëllim shpërndarjen e vaksinave në më shumë vende

24 Gusht 2021 | 10:04

Qeveria në Hungari po i bën thirrje qytetarëve të marrin vaksinën anti-COVID për të frenuar valën e katërt të pandemisë.

Më herët gjatë muajit, vendi u bë i pari anëtar i BE-së që u lejoi rezidentëve të firmosnin për dozën e tretë dhe tani mbi 187 mijë persona kanë marrë një dozë përforcuese.

Ndërkohë, në Francë, nga shtatori 5 milionë vetë të konsideruar me imunitetet të cenueshëm do të mund të bëjnë dozën e radhës.

Por teksa lista e vendeve që administrojnë dozën e tretë rritet, OBSH po bën thirrje për një moratorium.

“Në vend që të avancojnë me dozat është më mirë që të ndajnë stoqet që kanë me vendet e tjera, në mënyrë që këto të fundit të mund të intensifikojnë administrimin e dozës së parë dhe të dytë. Më pas mund të bëhen vaksinat përforcuese. Ndaj kërkojmë një moratorium”, u shpreh drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në Serbi, infeksionet dhe shtrimet në spitale janë në rritje. Ekspertët mjekësorë thonë se zbutja e masave për pushimet verore po çon në rritjen e rasteve, të ndihmuara edhe nga hezitimi për t’u vaksinuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha më në fund aprovimin për vaksinën “Pfizer”.

Vendimi konsiderohet një gur kilometrik që do të bëjë që punëmarrësit të vaksinojnë punonjësit e tyre.

Shpresohet që aprovimi zyrtar të nxisë në tërësi popullsinë të marrë vaksinën, sidomos në shtetet republikane, që deri më sot i kanë bërë rezistencë apelit të qeverisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026

Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave

Bitcoin ka shënuar një rënie të fortë, duke prekur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke humbur më shumë se 25% të vlerës...
17:21 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026