‘Prova për krimet e talebanëve’, OKB: Të ngrihet një mekanizëm monitorimi për Afganistanin

24 Gusht 2021 | 15:27

Zyrtarja numër një e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet deklaroi të martën se ka marrë raportime të besueshme për shkelje të rënda të kryera nga talebanët në Afganistan, përfshirë ekzekutime në masë të civilëve, kufizime të aktiviteteve të grave dhe shtypje të protestave kundër regjimit të tyre.

Bachelet i bëri thirrje Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që po mban një seancë urgjente me kërkesë të Pakistanit dhe Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, që të krijojë një mekanizëm për mbikëqyrjen e veprimeve të talebanëve.

“Ne kemi marrë raportime të besueshme për shkelje të rënda të ligjit humanitar ndërkombëtar dhe për abuzime të të drejtave të njeriut në shumë zona nën kontrollin e talebanëve. Mes tyre përfshihen ekzekutimet e civilëve dhe anëtarëve operativë të forcave afgane të sigurisë; kufizim i të drejtave të grave për të lëvizur lirshëm dhe vajzave për të vajtur në shkolla; rekrutim i fëmijëve ushtarë dhe represion ndaj protestave paqësore”, u shpreh zyrtarja e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, një diplomat nga qeveria e rrëzuar afgane bëri thirrje për mbajtjen përgjegjës të talebanëve për veprimet e tyre. Ai e cilësoi si “të pasigurt dhe të tmerrshme” situatën ku miliona njerëz kanë frikë për jetën e tyre për shkak të kërkimeve derë më derë që po kryejnë rebelët.

Duke folur në seancën urgjente të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, ambasadori Nasir Ahmad Andisha bëri thirrje për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë, që të përfshijë të gjitha grupet etnike të Afganistanit dhe gratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026