Shembet ndërtesa në Torino, ndërron jetë 4-vjeçari shqiptar, plagoset nëna e tij dhe 2 të tjerë

24 Gusht 2021 | 16:26

Një fëmijë shqiptar ka humbur jetën, ndërsa nëna e tij dhe 2 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi ndërtesa ku ata jetonin në periferi të Torinos, në Itali u shemb.

Mediat italiane thonë se 4-vjeçari me emrin Aron është nxjerrë i pajetë nga rrënojat e ndërtesës, dykatëshe që dyshohet se ishte shembur nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ndërtesa e ndarë në rreth 8 apartamente ishte e banuar kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe rumunë.

Mediat italiane bëjnë me dije se 34-vjeçarja shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije është nxjerrë nga rrënojat me plagë të shumta, ndërsa bashkëshorti i saj i cili mbërriti në vendngjarje pas tragjedisë u dërgua në spital në gjendje shoku. Dy shtetasit e tjetër të plagosur raportohet se janë rumunë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026