Sulmet e pedofilisë në internet shtohen me 70%, sipas studimit britanik
Sipas shifrave të publikuar nga NSPCC, numri i krimeve të pedofilisë në rrjete sociale është rritur me 70% gjatë 3 viteve të fundit.
Një viktimë e abuzimit në rrjet është sot 25 vjeç dhe rikujton eksperiencën kur ajo ishte vetëm 14 vjeç, kur ajo as nuk e kishte kuptuar që po abuzohej.
“Atëherë nuk dukej aspak si abuzim, por thjesht sikur po flisje me një djalë pak më të rritur në moshë,” thotë viktima.
Por këto lloj bisedash shumë shpejt bëhen djallëzore. Burri e manipulojë viktimën në fjalë duke e shtyrë t’i dërgonte atij foto intime të saj – kur ajo ishte vetëm fëmijë.
Për fat të mirë viktima nuk u takua kurrë në jetë reale me abuzuesin e saj. Por fatkeqësisht abuzues të tillë i përdorin këto materiale intime si shantazh, për t’i detyruar fëmijët të bëjnë akte të tjera jashtë dëshirës së tyre.
Abuzime të tilla në rrjete sociale apo internet quhen ‘grooming’ – një përkufizim i cili përshkruan çdo lloj akti që nis me anë të bisedave në internet mes një abuzuesi dhe një fëmije apo adoleshenti, me qëllim abuzimin e tyre seksual.
Abuzuesit mund të përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të fituar besimin e fëmijës, shpesh edhe duke u shtirur si fëmijë, deri sa ata arrijnë ta joshin viktimën e tyre dhe të takohen me ta në jetë reale, kur edhe abuzojnë me ta seksualisht.
Të miturit, duke qenë të paformuar si nga ana emocionale por edhe ajo psikologjike, shpesh fajësojnë veten për abuzimin që kanë përjetuar dhe fatkeqësisht, nuk i raportojnë këto krime deri shumë më vonë.
Në raste të tjera, si pasojë e naivitetit, viktima mund të besojë vërtetë se abuzuesi i tyre është një person që i do të mirën, dhe se është dikush që ata mund ta besojnë, madje edhe ta duan.
Këto lloj abuzimesh janë sidomos të shpeshta, në rastet kur abuzuesit shfrytëzojnë pika të dobëta të viktimës së tyre, si për shembull rastet kur fëmija ka komunikim të dobët apo të keq me prindërit dhe ata shtiren duke u kthyer në një person tek i cili fëmija ka besim absolut, gjë që fatkeqësisht i shtynë ata më vonë t’i binden abuzuesit për çdo lloj akti që ata mund t’i kërkojnë.
Zërat kritikë shprehen se kompanitë e mëdha teknologjike si Facebook, Instagram apo Tik Tok, nuk bëjnë mjaftueshëm për t’i parandaluar apo kapur këto krime ndaj fëmijëve, që bëhen shpesh përdorues të këtyre rrjeteve duke gënjyer për moshën.
Sidoqoftë, përgjegjësia më e madhe mbetet tek familjarët e viktimës dhe rrethit shoqëror. Komunikimi në raste të tilla është bazë, dhe prindërit duhet me çdo kusht t’i gjenden pranë fëmijëve të tyre duke mos lejuar që ata ta kenë më të lehtë të shprehen tek dikush tjetër, jashtë familjes, në internet, që në të shumtën e rasteve mund të jetë abuzues dhe e vë jetën e të ardhme e fëmijës tuaj në rrezik.
Në vazhdim, fondacioni bamirës që denoncoi këtë raportim po i kërkon qeverisë britanike të imponojë masa më të ashpra ndaj Ligjit për Sigurinë në Internet duke akuzuar aplikacione në pronësi të gjigandit teknologjik Facebook, për më shumë se gjysmën e shkeljeve të regjistruara.
Facebook është përgjigjur duke e përshkruar këtë abuzim si një “sjellje të neveritshme”, duke shtuar se ata punojnë fort për të gjetur materiale që përmbajnë abuzim, pedofili apo edhe akte joshjeje ndaj fëmijëve.
Në një deklaratë, Facebook gjithashtu tha se: “Ne i ndalojmë të rriturit që t’i nisin mesazhe të miturve nën 18 vjeç me të cilët ata nuk janë të ndërlidhur dhe ne jemi të vendosur të gjejmë metoda të reja çdo ditë për të parandaluar, zbuluar dhe raportuar aktet e abuzimit.”
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 15:13 Lëkundjet e shpeshta pasuese të tërmetit ndikojnë në përpjekjet e shpëtimit në Venezuelë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, vijojnë paralajmërimet për reshje të dendura shiu (VIDEO)
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”