Marinsat largohen nga aeroporti i Kabulit. Biden: Tërheqja e plotë, brenda 31 gushtit
Shtetet e Bashkuara nisën të reduktojnë praninë e tyre ushtarake në aeroportin e Kabulit, me presidentin Joe Biden që po përpiqet t’i përmbahet afatit për tërheqjen totale nga Afganistani më 31 gusht.
Biden njoftoi të martën se Amerika do të largohet nga vendi, tashmë nën kontrollin e talebanëve, brenda kësaj date.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha në një deklaratë se procesi zyrtar për tërheqjen e trupave nuk ishte zbatuar ende, por disa qindra marinsa amerikanë ishin urdhëruar të niseshin.
Kirby tha gjithashtu se nisja e tyre nuk do të ketë impakt në misionin e evakuimit. Shtetet e Bashkuara dërguan disa mijëra trupa shtesë këtë muaj në Kabul për të ndihmuar në evakuimin e amerikanëve dhe aleatëve afganë.
Disa prej aleatëve të Uashingtonit kishin shprehur shqetësime për afatin e 31 gushtit dhe Biden u kishte kërkuar zyrtarëve të tij të përgatisnin plane alternative në rast nevoje. Madje, më herët ai kishte sugjeruar se mund ta zgjasnin qëndrimin e tyre, edhe pse ideja u hodh poshtë nga talebanët.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë pas një takimi virtual me liderët e grupimit G7, Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë në rrugën e përfundimit të përpjekjeve të tyre në Afganistan brenda datës së stabilizuar dhe shtoi se çdo zgjatje e mëtejshme rrit rrezikun për sulme terroriste.
“Sa më parë të mbarojmë, aq më mirë. Çdo ditë më shumë rrit rrezikun për trupat tona”, tha presidenti amerikan.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës