90% e të moshuarve iu është dërguar pensioni në shtëpi| Çfarë duhet bërë për të përfituar shërbimin
“90 përqind e të moshuarve iu është dërguar pensioni në banesë”. Kështu ka bërë me dije për Euroneës Albania Administratori i Postës Shqiptare Laert Duraj. Në kuadër të masave të marra për të ndaluar përhapjen e coronavirusit në vendin tonë qeveria vendosi që pensionet do u çohen pensionistëve në shtëpi, pa asnjë kosto shtesë. Në këtë mënyrë do të shmangen radhët e gjata dhe pritjet. Administratori i Postës Shqiptare tha se deri dje pensioni iu është dërguar në banesë rreth 300 mijë të moshuarve.
Ndërkaq, rreth 40 mijë pensionistë ende nuk e kanë marrë pensionin, ku vetëm në qarkun e Tiranës bëhet me dije se janë 4800 persona. Pensionistët janë bërë me dije se për të përfituar këtë shërbim duhet të dërgojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe kartën e identitetit në kutinë postare pranë zyrës ku tërheqin pensionet.
Ndërkohë, në ndihmë të të moshuarve është ofruar edhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që po bashkëpunojnë me Shoqatën e Bankave për shpërndarjen e pensioneve për ata që nuk mund ta tërheqin dot në bankë.
“Lidhur me shqetësimin e krijuar ditët e fundit për pamundësinë e daljes së pensionistëve për të tërhequr pensionin pranë këtyre bankave, MFE është dakortësuar me Shoqatën e Bankave, që këto të fundit të gjejnë mundësinë për t’jua dërguar në shtëpi pensionin atyre që nuk shkojnë dot në bankë.
Shërbimi do të kryhet nga strukturat e bankave dhe pa kosto shtesë për pensionistët.
Janë të lutur të gjithë ata pensionistë që nuk kanë mundur të tërheqin pranë bankës pensionin e tyre të komunikojne direkt me bankat, të cilat do të ndërmarrin menjëherë masat përkatëse për dërgimin e tyre pranë banesës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West