Alimehmeti: Vaksina ka dhënë efekt në uljen e numrit të viktimave nga COVID-19

29 Gusht 2021 | 10:26

4063 testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë identifikuar si pozitivë me COVID, 905 persona në Shqipëri. 3 persona kanë humbur jetën dhe 96 pacientë po marrin shërbim në Spitalin Infektiv, ndërsa 347 persona kanë mundur të shërohen.

Për këtë situatë, epidemiologu Ilir Alimehmeti bëri një krahasim me zhvillimin e virusit në periudhën e këtij fillimviti.

“Në qoftë se ne shohim sot 4 mijë testime me 900 raste del një mesatare me 23,2 për qind pak a shumë e pozitivitetit të testit, e cila është e ngjashme me janar-shkurt të 2021, pra me valën alfa.

Po të shihni humbjet e jetës, fatmirësisht janë shumëfishë më të ulëta në krahasim me të njëjtën periudhë”, u shpreh epidemiologu.

Sipas Alimehmetit, vaksina ka dhënë efekt në uljen e numrit të viktimave.

“Nëse mesatarja e shtatë ditëve është 2-3 në ditë, në janar-shkurt ishte 5-10 fish më e lartë. Qartësisht në janar-shkurt nuk kishim vaksina. Pra, vaksina në nivel makro ka bërë punë, duke qenë se e kanë bërë njerëzit më të riskuar”, thotë Alimehmeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026